Vrasja horror. Burri vret prostitutën dhe pjesët e trupit të saj i futë në frigorifer

07:50 / E enjte, 03 Maj 2018

Autoritetet austriake kanë thënë se një burrë 63 vjeç në Vjenë është i dyshuar për vrasjen e një gruaje të re e cila raportohet se ka qenë prostitutë dhe se pjesë të trupit të saj i ka ruajtur në frigorifer, me qëllimin për t’i ngrënë.

Prokurori Verena Strnad iu tha gazetarëve të mërkurën se personi i dyshuar, emri i të cilit nuk është bërë publik, ka thënë se e ka vrarë gruan në banesën e tij, duke e therur dhe më tej trupin e copëtuar e ka hedhur në liqen e një pjesë e ka ruajtur në dhomë, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Trupi i gruas, koka dhe pjesë të tjera janë zbuluar në mes të muajit prill në Neusiedler, një liqen në juglindje të Vjenës, ku i dyshuari kishte një kabinë dhe anije. Agjencia e lajmeve APA e Austrisë njoftoi se qentë e policisë gjetën gjurmë të ADN-së pranë kabinës. Pjesët e trupit në frigorifer u gjetën gjatë kërkimit të banesës së tij. Agresori njihej si person që frekuentonte sportet e ujit. Viktima ende nuk është identifikuar, por gazeta Salzburger Nachrichten raportoi se hetuesit besonin se ajo ishte një prostitutë çeke ose sllovake. I arrestuari mësohet se ishte i njohur për gruan e vdekur. Liqeni Neusiedl në Austrinë juglindore është pranë kufirit me Hungarinë. Rasti vjen dhjetë vjet pas rastit të 19-vjeçarit Robert Ackermann, i cili tronditi Vjenën në vitin 2007.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400