Zbulim interesant: Metali nga asteroidi që shkatërroi dinosaurët mund të shërojë kancerin

14:52 / E hëne, 13 Nëntor 2017

 

Qelizat e kancerit të njeriut mund të shkatërrohen nga metalet e asteroidit që ka shkatërruarr dinosaurët, thtoë  një studimi i ri  i bërë nga Universiteti Varvik në Mbretërinë e Bashkuar dhe Universiteti Sun Jat-Sen në Kinë, transmeton InfoPress.

Hulumtuesit nga grupi i Profesorit Sadler dhe Profesorit O’Konor nga Departamenti i Kimisë në Varvik dhe grupi i Profesorit Hugh Cao të Sun Jat-Sen kanë treguar se iridiumi – metali i dytë më i shtrenjtë në botë – mund të përdoret për të vrarë qelizat e kancerit duke i plotësuar ato me një version vdekjeprurës të oksigjenit, pa dëmtim të indeve të shëndetshme.

Iridiumi u zbulua së pari në vitin 1803 dhe emri i tij vjen nga termi latin për “borxhin”. Nga e njëjta familje si platini, është një metal i rëndë, i brishtë dhe metali më rezistent në botë ndaj korozionit. Është ngjyrë të verdhë dhe pika e tij e shkrirjes është mbi 2400O C.

Ky metal është i rrallë në Tokë, por është i bollshëm në meteoridet – dhe sasi të mëdha iridiumi janë zbuluar në koren e Tokës rreth 66 milionë vjet më parë, gjë që çoi në teorinë se ai erdhi në këtë planet me një asteroid që shkaktoi zhdukjen e dinosaurëve. /Gazeta InfoPress

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Të fundit
Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400