Zhgënjimi i prindërve ndikon më fuqishëm te fëmijët se piskama

09:10 / E enjte, 12 Janar 2017

 

Fëmijët shumë mirë e dinë se çka bëjnë, edhe atëherë kur gabojnë në ndonjë gjë, zbulojnë ekspertët. Mësimdhënësit janë ata të cilët kalojnë më së shumti kohë me fëmijë dhe të cilët i kanë mësuar të gjitha truqet e tyre dhe kanë krijuar teknikat si t’ia dalin në krye me ta.

Edhe kur shtiren, ngacmojnë fëmijët e tjerë, kërkojnë vëmendje, “nuk lexojnë” apo kanë tepricë të energjisë, strategjitë e tyre mund t’i ndihmojnë prindërit.

Më e rëndësishme është që fëmijëve të mos u piskatet. Ata e dinë kur bëjnë diçka që nuk duhet, por më së shpeshti vetëm kërkojnë vëmendje, dhe zhgënjimi i prindërve do ketë efekt më të fortë se sa të bërtiturat apo kërcënimi. Duhet vetëm t’ju lihet hapësirë dhe kohë që vetë ta ndryshojnë sjelljen. Dhe mënyra sipas së cilës i flitet fëmijës e parandalon konfliktin potencial duke e shndërruar në bashkëpunim.

Për shembull, mënyra e ftohtë e “ulu në tavolinë” duhet vetëm të riformulohet në “shkojmë bashkë në tavolinë”. Fëmija gjithmonë duhet ta ketë ndjenjën që është pjesë e rëndësishme e familjes, prandaj le t’i bëjë vogëlsirat që i do dhe i bën mirë. Duhet të lutet, dhe jo të bëhet “gjë e madhe” nga kjo. Kështu do ta ndërtojë respektin për veten, por edhe respektin ndaj prindërve. Ndonjëherë fëmijët të cilët shkelin rregullat u duhet vetëm një “sy vigjilent”. Nëse e dinë që nëna dhe babai janë në afërsi, nuk do të kërkojnë vëmendje dhe të bëjnë gjëra të pahijshme.

20160409092455527646

Pa emër fëmijët as që dëgjojnë
Fëmijët më shumë do të dëgjojnë nëse fjalia e parë fillon me emrin e tyre. E tëra që ju thuhet më herët, thjesht nuk e dëgjojnë. Thirrja me emër do të jetë më efektive se sa e bërtitura nga distanca. Shikimi është shpesh më i mirë se urdhërimi.

Nëse fëmija bën diçka të papërshtatshme, shikimi me një dozë zemërimi do të jetë i mjaftueshëm për të kuptuar që ajo çka është duke bërë nuk është në rregull.

Po ashtu më efektiv se fjalët me zemërim “mos e bëj këtë” është toni i qetë me të cilin e paralajmëroni për (mos)veprimin e bërë dhe e nxisni të mendojë se ku ka gabuar.

Fëmijët janë më të rreptë ndaj vetes se prindërit
Fëmijët e duan lirinë por edhe rregullat e qarta. Prandaj, nëse ia caktojnë vetes dhe premtojnë diçka, si dhe kur do ta bëjnë, vetvetes do t’i caktojnë rregulla më të rrepta se sa do t’i bënin prindërit. Por me siguri edhe do ta respektojnë premtimin ndaj vetes, sepse atë detyrë do ta kuptojnë si sfidë, dhe jo si urdhër.

Në gjunjë bisedohet më mirë
Duke u gjunjëzuar para fëmijëve nuk do të thotë t’i lusni ata, por ta ulni veten në nivelin e tyre. Nëse me ta flisni sy më sy, biseda “e tmerrshme” do të shndërrohet në komunikim të drejtpërdrejtë, transmeton Koha.net.

Nuk janë të padëgjueshëm. Vetëm nuk kuptojnë
Mendoj që duhet ta pastrosh këtë rrëmujë, është fjalia të cilën më mirë është ta zëvendësoni me mesazhin e qartë dhe të drejtpërdrejtë dhe pritjen “të lutem, rregulloje…” Fëmijëve duhet t’ju shpjegohet çka dhe kur duhet të bëhet, sepse përndryshe nuk do ta kuptojnë mesazhin si kërkesë.

Nuk je i keq, por keq është ajo çfarë ti bën
Kur fëmija bën diçka keq, fëmijëve duhet t’u tërhiqet vëmendja për atë që janë duke bërë, dhe jo vetëm të urdhërohen “ndalu, përsëri…”. Kështu fëmija do ta kuptojë që problemi është në sjellje, dhe jo në të. Po ashtu, nëse është e mundshme, provoni të gjeni diçka pozitive – “është mirë që dëshiron të ndihmosh, por mos e mbaj vazon e xhamit”.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400