6 thënie të Steve Jobs që mund ta ndryshojnë rrjedhën tuaj

11:58 / E diell, 11 Shkurt 2018

Gjërat me te mira bëhen nga ekipi, jo nga një njeri.

“Modeli për biznesin që drejtoj janë grupi The Beatles. Ata ishin katër djem që mbanin tendencat negative te njeri tjetri nën kontrollë. Ata balanconin njëri tjetrin dhe si grup ishin më të mirë se shumë grupe tjera. Kështu shikoj edhe biznesin, gjerat e mira ne biznes asnjëherë nuk ndodhin vetëm nga një person, ato ndodhin nga anëtarët e ekipit.”

Ti duhet të besosh në diçka.

“Ti nuk mundesh ti lidhësh pikat e duhura duke shikuar përpara, ti mund ti lidhesh ato vetëm duke shikuar mbrapa. Pra ti duhet të besosh që ato pika do ti lidh dikush në të ardhmen. Ti duhet të besosh në diçka, në fat, në jetë, në karma, apo në çfarëdo. Ky afrim me këto gjëra nuk me ka lënë asnjëherë poshtë, dhe ka ndryshuar të gjithë jetën time.”

Përpiqu për fokus dhe thjeshtësi.

“Fokusi dhe thjeshtësia janë shumë të rëndësishme. Thjeshtësia mund të jetë me e vështirë sesa kompleksiteti, ti duhet të punësh shumë që t’i posedosh mendimet e “pastërta” për të bërë diçka të thjeshtë.”

Besoj zemrës tënde që ta tregoj rrugën.

“Koha juaj është e limituar, mos e shpenzo atë për të jetuar për dikë tjetër. Mos jeto nga mendimet e njerëzve. Mos lejo që zhurmat e opinioneve të të tjerëve të jenë zëri juaj i brendshëm. Dhe më e rëndësishmja është qe t’i besoj zemrës tënde, që ti ta kuptosh çka me të vërtetë dëshiron të bëhesh. Gjithçka tjetër është sekondare.”

Mos bano në suksesin tuaj, kalo në gjëra tjera të mëdha.

“Unë mendoj nëse ti bën ndonjë gjë, dhe ke arritur ta bësh me shumë sukses. Ti duhet të kalosh edhe në diçka të bukur, mos bano aty shumë gjatë. Vetëm gjeje se cila është objektiva e radhës.”

Bëje atë punë që të jesh i kënaqur.

“Puna do ta mbush një pjesë te madhe të jetës tuaj, dhe e vetmja rrugë që të jesh i kënaqur, është të bësh atë që beson që është punë e mirë. Dhe e vetmja punë e mirë është ajo që e dashuron çfarë bën. Nëse ende nuk e ke gjetur, vazhdo kërko. Mos u dëshpëro. Vetëm ti e din se kur e gjen atë çfarë dashuron.”

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400