Apple-Intel mund të marrë fund

00:37 / E enjte, 05 Prill 2018

 

Apple synon që brenda pak viteve të bëhet edhe më shumë “origjinale” duke hequr dorë nga palët e treta.

Sipas asaj që raporton “Bloomberg” kompania e themeluar nga Steve Jobs synon që të heqë dorë nga procesorët Intel brenda vitit 2020, transmeton Top Channel.

Projekti i koduar “Kalamata” është ende në fazë fillestare, por siç citon Bloomberg burime nga brenda kompanisë thonë është pjesë e strategjisë së Apple për të prodhuar vetë të gjithë mekanizmat përbërës për pajisjes e saj.

“Simbioza” Apple dhe Intel zgjat që prej vitit 2005. Në lidhje me këtë lajm, që të dyja kompanitë zgjodhën të mos e komentojnë.

Vendimi quhet i paprecedentë edhe nga vetë analistët. Për ta, nëse kjo është e vërtetë do të jetë një hap kurajoz, por që në mungesë të përvojë se Apple në ndërtimin e procesorëve, mund të rezultojë një dështim me pasoja të rënda për kompaninë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400