Apple së shpejti kompania e parë me vlerë 1 trilion dollarë

01:32 / E premte, 05 Janar 2018

 

Gjiganti i teknologjisë Apple është kompania e parë që mund të bëhet me vlerë prej 1 trilion dollarësh.

The Guardian raporton se një garë e fuqishme është duke u zhvilluar ndërmjet Apple, Amazon, Facebook, dhe Alphabet, kompania amë e Google, transmeton Koha.net.

Analistët financiarë dhe investitorët parashikojnë se gjatë këtij viti do të shohim kompaninë e cila do të vlerësohet 1 trilion dollar, nëse çmimet e aksioneve të teknologjisë do të vazhdojnë të rriten me po të njëjtin ritëm si më 2017.

Apple momentalisht e udhëheq këtë garë me vlerën aktuale në market prej 869 miliardë dollarë, që është konfirmuar të martën.

Pas saj renditet Alphabet, që ka vlerë prej 729 miliardë dollarë.

Çmimet e aksioneve të Apple gjatë vitit që lamë pas u rritën me 47 për qind.

Kjo rritje e Apple raportohet se ka ardhur falë kërkesave të mëdha për telefonin e saj të ri iPhone X.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400