Apple do të sjellë 3 iPad të rinj në pranverë

08:28 / E martë, 10 Janar 2017

 

Në një treg të stagnuar të tabletëve, kompania prestigjioze Apple mund të lansojë tre modele të reja të saj këtë pranverë, parashikon analisti i KGI Securities, Ming-Chi Kuo.

Uebfaqja AppleInsider ka publikuar një shënim për investitorët, duke detajuar zhvillimet e mundshme në serinë e tabletëve të Apple.

Para së gjithash, tableti gjigant 12.9-inç iPad Pro do të zëvendësohet dhe do të lansohet së bashku me modelin e ridizajnuar prej 10 ose 10.5-inç.

Të dytë do të vijnë me procesor të iPhone 7 në version të përmirësuar i cili do të quhet A10X, raporton GSM Arena. Ky procesor do të prodhohet nga kompania TMC, transmeton koha.net.

Modeli i tretë, vazhdon analisti, do të jetë 9.7-inç me procesor në version të modifikuar të A9 nga iPhone 6s, i cili do të prodhohet nga Samsungu. Ky model i veçantë, po ashtu, do të jetë ai i cili do të shënojë shitjet më të mëdha, diku prej 50 deri 60 për qind nga totali i shitjeve të tre modeleve.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400