Ares Panther është gati për lansim, do të kushtojë rreth gjysmë milioni euro (Foto)

18:43 / E diell, 12 Gusht 2018

Duket se Ares Design është serioz, në sjelljen e një makine të fuqishme

Modeli Ares është parë teksa testohej në disa zona të Italisë, nën një shtresë atraktive kamuflazhi.

Megjithëse nuk dukej asgjë konkrete, njohësit e automobilizmit konsiderojnë se gjithçka e ka gati dhe prezantimi mund të ndodhë shpejtë.

Këtë e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e kompanisë, të cilën nuk kanë dhënë asnjë detaj apo datë lansimi.

Megjithatë, ngacmuan dashamirësit e makinave, duke bërë të ditur se Panther do të kushtojë më se gjysmë milioni euro.

Kjo lë të kuptohet se fuqia tij do të jetë e lartë, bashkë me luksin dhe teknologjinë e fundit.

Në anën tjetër, Ares Design është një kompani e themeluar së fundmi nga Dany Bahar – ish-zyrtar i lartë në Lotus, si dhe zëvendësdrejtor në Ferrari dhe Red Bull.

Ai ka hapur një sallon në Modena, që konsiderohet zemra e “luginës së super-makinave” me pretendimin që të krijojë makinë të nivelit të lartë – me Panterin që pritet të lansohet si tejet i kompletuar. /Telegrafi/

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400