Bashkë me 2016-ën lamtumirë edhe pesë teknologjive hi-tech

11:17 / E mërkure, 04 Janar 2017

 

Nga “Vine” tek fisha e kufieve, viti 2016 i dhuroi “vdekjen” të paktën pesë teknologjive që dukeshin të përjetshme.

 

teknologjia

 

Mes tyre gjejmë edhe kompaninë “Pebble”, që bëri përpjekien e parë për të prodhuar një “smartwatch” të hapur për të gjitha sisitemet si dhe “Project Ara, që sipas Google do të sillte në treg për herë të parë smartfonët modularë.

E para e vendosur në krye të listës është “Vine”, aplikacioni i “Twitter” që mundësonte publikimin e videove të gjata gjashtë sekonda.

Ky shërbim arriti kulmin në vitin 2014, por më pas konkurentët si “Instagram” dhe “Snapchat” kanë tërhequr një pjesë të mirë të përdoruesve, përfshirë edhe shumë yje.

Ky shërbim u ndërpre zyrtarisht në tetor. Por nga software tek hardware, 2016 ka sjellë edhe findin e “Pebble”, “smartwatch”-i që në vitin 2013 kishte mbledhur 10 milionë financues për zhvillimin e projektit. Në këtë rast dështimi për të gjithë sektorin, bashkë me hyrjen në treg të konkurentëve shumë të fortë, solli fundin, të shpallur këtë muaj.

Dy janë projektet e “Google” që kanë dështuar, ai i cituar më sipër “Ara”, që u braktis zyrtarisht në shtator dhe “Fiber”, shërbime për lidhje me fibra optike që kishte filluar në disa qytete të SHBA-së.

Mes teknologjive që do i themi lamtumirë mund të përmendim edhe fishën e kufieve, të cilën “Apple” e ka eleminuar në modelet e fundit, një lëvizje që pritet të ndiqet edhe nga “Samsung”-u. Por, në këtë rast duhen pritur disa vite para se të japim “bye bye” përfundimtare./

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400