Bëhuni gati: Samsung Galaxy Note 9 po vjen së shpejti

20:20 / E mërkure, 11 Korrik 2018
Një faqe e internetit në Kinë “TENAA” tregon se Samsung Galaxy Note 9, po vjen.

Pajisja do të paraqitet zyrtarisht në publik me 9 gusht, kështu që Samsung është duke u siguruar që të jetë gati të shitet kudo, transmeton Lajmi.net

TENNA, nuk jep ndonjë informacion emocionues shtesë në lidhje me smartfonin, përveç se së shpejti do të bëhen të ditura performancat dhe gjëra të tjera lidhur me smartfonin më të ri të Samsung.

Samsung siç duket nuk do të përmirësoj shpejtësinë në Note 9, por pritet që të ketë një bateri të fuqishme prej 4,000 mAh.

Ajo që pritet të ndodh sigurisht do të jetë mbushja pa tela gjë që kompania është munduar shumë kohë të integroj në pajisjet e saj pasi karikimi me tela e bën pajisjen pothuajse të papërdorshme.

Ekrani i Note 9 pritet që të jetë i plot ndërsa forma pritet të jetë e ngjashme me Note 8, ende nuk janë bërë të ditura detaje më shumë rreth smartfonit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400