Bill Gates kyçet në Instagram, ky është profili i tij (Foto)

09:42 / E shtunë, 12 Gusht 2017

 

Njeriu më i pasur në botë për shumë vite, Bill Gates ka hapur profil në Instagram. 

Miliarderi amerikan është shfaqur në fotografitë e para në këtë rrjet social nga Tanzania ku po kryen mision humanitar me fondacionin e tij.

Gates ndiqet nga më shumë se 30 mijë njerëz në këtë rrjet social pak orë pasi ka hapur profilin e parë në Instagram.

Pak ditë më parë profil në Instagram ka hapur edhe shefi i Amazon, Jeff Bezos.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400