Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët për të blerë një iPhone X

09:42 / E enjte, 14 Shtator 2017

 

Kompania Apple sapo ka prezantuar 3 modelet më të fundit të telefonave, iPhone8, iPhone 8 plus dhe iPhone X. 

Megjithëse prej kohësh iPhone-t janë shoqëruar me dilemën nëse janë një e mirë luksi apo një e mirë që konsumohet në masë, modelet e telefonave Apple lakmohen nga shumë, pavarësisht të ardhurave.

“Monitor” ka përllogaritur orët mesatare që duhet të punojnë individët në disa prej vendeve europiane për të siguruar modelin iPhone X, bazuar në të dhënat e INSTAT për Shqipërinë dhe Eurostat për BE-në dhe Numbeo për rajonin.

Një individi në Shqipëri, për të blerë iPhone X, i cili kushton 999 dollarë (111’578 lekë me kursin aktual të këmbimit) do t’i duhen mesatarisht 438 orë apo 54 ditë pune. Paga mesatare në vend është 45 mijë lekë, sipas INSTAT, apo 365 dollarë dhe sipas kodit të punës, janë 40 orë në javë apo 160 orë në muaj. Si rrjedhojë, mesatarisht për një orë pune, një punëtor shqiptar fiton rreth 2.3 dollarë.

Shqiptarët janë të dytët që duhet të punojnë më shumë.

Në krahasim me vendet e tjera të Europës, në Maqedoni duhen më shumë orë pune për të blerë një iPhone, afërsisht 446 orë. Në krahasim me Shqipërinë, në Maqedoni duhet të punosh një ditë më shumë (8 orë) për të blerë iPhone X.

Në Kosovë për të blerë një model iPhone duhet të punosh 12 ditë më pak se në Shqipëri.

Vendet, ku iPhone kërkon më pak djersë e mund

Nga vendet e rajonit, më pak orë pune duhen në Malin e Zi, ku një iPhone mund të blihet me mesatarisht 291 orë pune.

Në Europë për të blerë një iPhone X kërkohen më pak orë punë , në vendet nordike dhe vendet e Beneluksit, ku  në Norvegji duhet të punosh vetëm 44 orë,  në Finlandë  59 orë, në Holandë dhe Danimarkë 49 orë.

Çfarë mund të blesh tjetër me 999 euro?

CNBC ka bërë një listë me gjërat që mund të blesh dhe bësh në vend që të blesh një iPhone X.

Së pari mund të pish 235 kafe në Starbucks. Me një çmim prej 4.25 dollarë mund të pish 235 filxhanë për të njëjtën sasi parash që duhen për të blerë një iPhone.

Mund të qëndrosh 9 ditë në Disneyland.

Të vizitosh Karaibet.

Të investosh paratë dhe të presësh që ato të shtohen.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400