Del në shitje kopja e veturës së parë në botë, Benz Patent-Motorwagen

10:12 / E enjte, 05 Korrik 2018

Vetura origjinale Benz Patent-Motorwagen me tre rrota llogaritet si vetura e parë e prodhuar ndonjëherë. Ajo është prodhuar më 29 janar të vitit 1885.

Patent-Motorwagen e ka krijuar Karl Benz në 1885-ën dhe e ka shitur atë për 600 marka gjermane në atë kohë, rreth 3,500 euro të sotshme, transmeton Koha.net. Publiku i gjerë pati mundësinë që të njihet me veturën e parë në botë në vitin 1886 dhe pas 6 vjetëve Benz ka prodhuar rreth 25 vetura të tilla.

Gjithashtu, vetura Patent-Motorwagen kishte motorin benzinë me vetëm një cilindër dhe 954 cc, të cilin e ka zhvilluar vet Benzi. Ky motor, revolucionar në kohën e vetë, kishte kapacitet më pak se 1 kuajfuqi. Pas zhvillimit të disa modeleve të reja të Patent-Motorwagen, janë zhvilluar edhe motorë më të fuqishëm kapaciteti i të cilëve ishte rreth 1 deri 2 kuajfuqi, falë të cilave pastaj vetura e parë në botë mund të lëvizte me një shpejtësi maksimale deri në 16 kilometra në orë.

Kopja të cilën është duke e shitur departamenti i Mercedes-Benz Classic është e krijuar në vitin 2002 si pjesë e disa kopjeve të automjeteve origjinale për muzeun e Mercedesit.

Çmimi i kësaj kopjeje të veturës së parë në botë ende nuk është zbuluar për publikun.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400