Del në treg rivali i S9 dhe iPhone X, ja sa kushton (VIDEO)

00:12 / E enjte, 29 Mars 2018

 

Gjiganti kinez, Huawei ka prezantuar telefonin e fundit të quajtur P20 këtë javë, ndërkohë që synon të tejkalojë sfidat në tregun amerikan dhe konkurrojë rivalë si Apple dhe Samsung.

Aparati i ri ka 2 versione; P20 me një ekran prej 14.7 cm dhe P20 Pro me 15.5 cm. Telefoni përfshihet në kategorinë me çmim mesatar dhe pritet të kushtojë më pak se aparati kryesor, Mate 10 Pro. Huawei i ka dhënë prioritet zhvillimit të kamerës, veçanërisht te telefoni i ri, që përmban një kamer me 3 sensorë të prodhuar në partneritet me firmën e famshme gjermane, “Leica”.

Sistemi me tre kamera ofron një rezolucion prej 68 megapixels, ndërsa kamera e përparme, në 24 megapixels. Ndër karakteristikat e tjera të kamerës përfshihen; kapaciteti i inteligjencës artificiale për të përshtatur fotot bazuar te subjekti, performanca fantastike në ambiente të errëta dhe opsioni “super-slow motion” i ngjashëm me iPhone-in e fundit të Apple (960 fps). Firma kineze e teknologjisë synon të konkurrojë me iPhone 10 dhe aparatin S9 të Samsung, por me një çmim më të ulët.

Sipas Huawei, modeli P20 do të kushtojë 649 euro, ndërsa versioni Pro, 899 euro. Firma kineze nuk është përmbajtur në shfaqjen e epërsisë në tregun e smartfonave, ndërkohë që kreu ekzeutiv Richard Yu, tha se P20 do të jetë shumë më i mirë se iPhone 10. Sipas tij, Huawei pritet të bëhet prodhuesi i dytë më i madh në botë brenda 2 viteve. Gjiganti i teknologjisë pritet të ndreqë çështjet në Shtetet e Bashkuara me aparatin e ri. Huawei pritej të shiste produktin Mate 10 Pro nëpërmjet AT&T në Shtetet e Bashkuara, por marrëveshja dështoi ndërkohë që zyrtarët e inteligjencës paralajmëruan konsumatorët që të mos blejnë aparate të prodhuara nga kompania kineze.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400