Ekranet e iPhone nuk do të thyhen më!

12:47 / E shtunë, 28 Prill 2018

Apple mund të ketë rregulluar një nga problemet më të mëdha që ka pasur me iPhone gjatë viteve, duke përfshirë edhe iPhone X – plasaritjen e ekranit.

Planet për një iPhone të ri, që do të shfaqin një ekran më të fortë, janë zbuluar herët – shumë herët.

Ming Chi-Kuo, analisti i KGI Securities, ka zbuluar detaje rreth ekranit të ashpër të iPhone i cili do të përdorë teknologjinë CGS (Cover Glass Sensor).

Kjo teknologji CGS në thelb zhvendos modulin e kontaktit në sipërfaqen e xhamit në vend se në panelin e ekranit, ku aktualisht qëndron, shkruan T3.com.

Kjo do të thotë se iPhone i ri me këtë teknologji të CGS jo vetëm që do të ketë një ekran më rezistues, por do të jetë edhe më i lehtë.

Tingëllon sikurse të gjithë fitojnë raundin, apo jo? Ka një detaj, megjithatë. Kjo teknologji nuk ka gjasë të shfaqet deri në lirimin e iPhone 2019 dhe kjo nuk është e gjitha.

Kjo metodë e re e prodhimit duhet të rrisë koston e prodhimit të ekranit për Apple me rreth 15%. Plani i Apple, me sa duket, është të kompensojë këtë duke hequr 3D Touch për të kursyer para.

Kjo ka kuptim pasi Apple nuk ka shtuar 3D Touch për iPad në lansim, duke sugjeruar një mungesë të mbështetjes.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400