Facebook mbyll 3 aplikacione

11:11 / E enjte, 05 Korrik 2018

Facebook po mbyll Moves, Hello dhe tbh, një treshe aplikacionesh që bleu në këto 4 vitet e fundit. Arsyeja është se asnjë nga këto aplikacione nuk u përhap në masë.

Nga këto, tbh mendohej se do të ishte shumë i suksesshëm. Bëhet fjalë për një rrjet social që i lejonte studentët që t’i shkruanin komplimente anonime njëri-tjetrit, transmeton tch.

Tbh ka pasur përditësime dhe madje shtoi edhe një opsion mesazhesh, por nuk ishte mjaftueshëm mesa duket.

Facebook-u ka thënë se mbyllja e këtyre aplikacioneve do të lejojë që t’i japë përparësi gjërave të tjera. “Vetëm duke bërë gabime ne mund të krijojmë eksperienca sociale të mrekullueshme për njerëzit”, shkruan Facebook-u në blogun e tij.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400