Facebook rilançon aplikacionin Events por tani quhet Local

08:46 / E shtunë, 11 Nëntor 2017

 

Vitin e kaluar Facebook prezantoi Events, një aplikacion më vehte i cili grumbullonte të gjitha aktivitetet të mbaheshin afër jush.

Aplikacioni nuk rezultoi një hit dhe ra nga tabela e aplikacioneve më të shkarkuara pak ditë pas debutimit sipas të dhënave të App Annie.

Sot Facebook do e provojë sërish. Nga dita e sotme aplikacioni Events do të quhet Local dhe do të inkorporojë informacion rreth bizneseve lokale nga përdoruesit e Facebook.

Shumica e informacionit gjendet në Facebook dhe nuk dihet pse kemi nevojë për një aplikacion më vete eventesh.

Pjesa më interesante e aplikacionit është kombinimi i kalendarit me listën e aktiviteteve. Rrjeti social mund ta shndërrojë në një aplikacion për shitjen e biletave.

Gjithashtu përbën një hap më afër Foursquare dhe Yelp. Local është i disponueshëm për tu shkarkuar në iOS dhe Android.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400