Facebook Stories shkrihet në Messenger Day

11:27 / E martë, 14 Nëntor 2017

 

Replikat ndaj historive do të dërgohen përmes Messenger. Megjithatë rrjeti social ka edhe diçka për të shtuar: Stories for Events.

Ndryshime të mëdha priten në Facebook Stories. Sipas TechCrunch jo vetëm që historitë e Messenger dhe Facebook do të shkrihen në një të vetme, por gjithashtu do të tërhiqet shërbimi Direct.

Më përpara postimet që fshiheshin përpara 24 orësh ishin më vehte në Messenger dhe Facebook. Tashmë Facebook Stories do të jenë të sinkronizuara në të dy platformat edhe pse filtrat e kamerës ngelen të ndara.

Replikat ndaj historive do të dërgohen përmes Messenger. Megjithatë rrjeti social ka edhe diçka për të shtuar: Stories for Events.

Kjo veçori e re do të lejojë përdorues të kontribuojnë kolektivisht tek një histori që mund të jetë një event ndërsa kontributet moderohen nga administratorët e eventit.

Gjithashtu ekzistojnë edhe disa ndryshime të vogla kryesisht në apektin e privatësisë. Përdoruesit mund të ndalojnë shikimin e historive për disa persona të caktuar.

Të gjitha ndryshimet e larpërmendura vinë në një kohë kur rrjeti social kërkon të mësojë se çfarë nuk funksionon me historitë e Facebook të cilat nuk po adoptohen si ato të Instagram apo WhatsApp.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400