Facebooku provon butonin e ri

09:03 / E diell, 11 Shkurt 2018

Facebooku raportohet se është duke testuar një buton të ri të “votimit poshtë” për t’i lënë njerëzit të fshehin komente dhe të marrin reagime për to.

Gjithsesi, rrjeti social mohoi se ky opsion është ‘dislike’, të cilin e kanë kërkuar shumë përdorues.

Butoni i ri po provohet te një grup i vogël i përdoruesve në SHBA.

Kompania njoftoi se do të marrë disa masa të tjera për të përmirësuar rrjetin social.

Testimi u konfirmuar për faqen “TechCrunch”. “Jemi duke testuar një veçori të re që do t’u jepte njerëzve reagime për komentet në postimet e tyre publike në faqe. Kjo po testohet te një grup i vogël i njerëzve në SHBA”, ka thënë gjiganti i internetit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400