Gërmimi i bitcoin, Shqipëria dhe Kosova me koston më të ulët në Evropë

00:42 / E shtunë, 10 Mars 2018

 

Gërmimi i bitcoin është një temë e nxehtë në botën e kriptomonedhave. Kjo për shkak të rritjes së kostove të elektricitetit shumë jetik për prodhimin e monedhave të reja bitcoin.

Në muajt e fundit të ashtuquajturit “gërmues” janë drejtuar Islandës të njohur për klimën e moderuar dhe fuqinë e lartë hidrike të vendit ishullor.

Në fakt, konsumi i energjisë për prodhimin e bitcoin ka tejkaluar atë privat.

Sipas Indeksit të Konsumit të Energjisë nga bitcoin, i gjithë procesi global i gërmimit të monedhës kriptografike konsumon energji të barabartë me Danimarkën, vendin me popullsi 5.7 milion banorë.

Kështu gërmuesit kanë filluar një gjueti global për çmime të ulëta të energjisë. Ata luajnë një rol të rëndësishëm për teknologjinë blockchain që mundëson monedhat kriptografike.

Me rritjen e vlerës së bitcoin, është rritur edhe vështirësia e gërmimit të tyre. Aktualisht janë 16.9 milion bitcoin në qarkullim ndërsa limiti është 21 milion.

Vëmendja ndaj bitcoin arriti pikun në Dhjetor të 2017-ës kur u vlerësua me 20,000 dollarë.

Gërmimi i bitcoin, Shqipëria, Kosova dhe Rajoni

Sipas një studimi të EliteFixtures, kostoja e gërmimit të një bitcoin fillon nga 531 dollarë deri në 26,170 dollarë.

Në Shqipëri kostoja e gërmimit të një bitcoin është 3,894 dollarë duke hyrë në kategorinë e vendeve kur ky biznes do të ishte mjaft fitimprurës.

Në rajon, vetëm Serbia dhe Kosova kanë kosto më të ulët prej 3,133 dollarë se Shqipëria. Prodhimi i një bitcoin në Malin e Zi kushton 6,384 dollarë, në Maqedoni 3,914 dollarë, në Greqi 9,120 dollarë, Bullgari 4,362 dollarë dhe Kroaci 5,551 dollarë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400