Hakerët zbulojnë si të hapet iPhone pa kod, rrezikohen miliona celularë

13:57 / E mërkure, 04 Korrik 2018
Sa e vështirë do të ishte që një haker ta hapë celularin tuaj iPhone? Nëse i keni vënë një kod, sigurisht se mendoni se celulari juaj tashmë është i siguruar. Por, mendojeni përsëri.

Duket se versionet më të reja të Apple e lënë celularin tuaj në rrezik nga hakerët. Problemi është gjetur në iOS 8, 9, 10 dhe madje edhe në versionet e fundit 10.2 dhe beta 3.

Për ta hapur celularin tuaj, e gjitha çfarë hakerët bëjnë është se manipulojnë Siri-në dhe veçoritë e celularit tuaj. E gjitha kjo mund të bëhet pa shkruar kodin e celularit.

Të themi se e keni harruar celularin në një restorant. Me këtë trik, është e mundshme që kushdo që e gjen atë mund të hyjë në mesazhet tuaja, kontaktet, fotot dhe të dhënat private që i keni ruajtur.

Procesi nuk është i komplikuar, megjithatë, ka disa hapa që vetëm hakerët dinë t’i ndjekin në mënyrë që ta kalojnë kodin tuaj. Por shikojeni këtë video e cila tregon një shembull se si bëhet kjo:

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400