Instagram tani ju lejon t’i programoni postimet

00:44 / E enjte, 01 Shkurt 2018


Instagram bëri sot një ndryshim të madh në produktin e tij, ndryshim ky të cilin menaxherët e mediave e kanë pritur qe një kohë të gjatë.

 

Rrjeti social për fotografi tani do t’i lejojë bizneset në Instagram që t’i skedulojnë (programojnë) postimet e tyre.

Instagram më herët kishte shtuar edhe mbështetjen për Draftet, që i lejonte menaxherët e rrjeteve sociale dhe përdoruesit e tjerë që ta përgatitnin një postim dhe ta ruanin për publikim të mëvonshëm, transmeton Gazeta Express.

Kjo veçori nuk do të jetë e kufizuar në biznese në të ardhmen, thotë kompania. Instagram thotë se mbështetja për profilet që s’janë biznese është në përgatitje e sipër dhe do të lëshohet në fillim të 2010’ës.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400