iPhone 7 është më i mirë se Galaxy S7, këto janë arsyet

14:55 / E shtunë, 07 Janar 2017

 

Ata janë celularët më të mirë në botë: iPhone 7 i ri dhe Galaxy S7 i Samsung.

 

Prej se u lansua iPhone 7, sigurisht se keni qenë kureshtarë të dini se çfarë gjëra të reja mund të bëjë ai. Kështu, Gazeta Express ju tregon një listë me veçoritë më të rëndësishme të cilat do t’i gjeni vetëm në iPhone 7

Kamerat e iPhone 7 Plus ju japin zmadhim optik deri në dy herë dhe zmadhim digjital deri në 10 herë

iPhone 7 ju jep përparësi të plotë me kufjet e reja AirPods të Apple – të cilat janë pa kabllo.

iPhone 7 ka iOS, i cili merr aplikacionet më të mira së pari – Kjo pasi zhvilluesit preferojnë më shumë iOS sesa Android. Për shembull, Nintendo lansoi lojën “Super Mario Run” së pari në iPhone, para se të vijë në Android.

iPhone 7 premton përditësime më të qëndrueshme edhe për pajisje të vjetra – si p.sh iOS 10 punon perfekt edhe në iPhone 5 edhe në iPhone 7.

iPhone 7 ka më shumë opsione të hapësirës – 32GB, 128GB dhe 256GB. Kurse Galaxy S7 vjen vetëm me hapësirë prej 32GB dhe një opsion për të shtuar më shumë hapësirë përmes kartës së memories.

iPhone 7 ka procesorë më të shpejtë – Testet e hershme të çipit A10 që fuqizon iPhone 7 kanë treguar se ky procesor është procesori më i shpejtë që aktualisht ndodhet në një celular. Në fakt, ai është aq i shpejtë sa që mund t’i fuqizojë mjaftueshëm edhe disa laptopë.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400