Kinezët prezantojnë ndërtesën 26 katëshe të parkingut super modern

10:38 / E premte, 01 Qershor 2018

 

Përpos numrit të madh të popullsisë, Kina është duke u ballafaquar edhe me hapësirat e pamjaftueshme për parkimin e veturave.

Megjithatë duket se edhe këtë problem janë duke e zgjedhur kompani të ndryshme, që po shprehin kreativitetin me projektet e tyre që po ua lehtëson punën edhe autoriteteve lokale që merren me problemet e përditshme të qytetarëve.

Ata tashmë kanë ndërtuar një ndërtesë shumë të lartë e mbuluar në të katër anët me xhama, dhe që është vetëm 58 metra katrorë e gjerë dhe mund të parkojë mbi 50 vetura.

“Me pak kreativitet kemi arritur të krijojmë hapësirë të mjaftueshme për veturat, duke mos e bllokuar hapësirën për këmbësorë apo projekte tjera”, ka deklaruar menaxheri i projektit Bo Xiaoming

“Një hapësirë e vogël që zakonisht mund t’i zë vetëm tri vetura, me projektin e ri mund të parkohen 50”, ka shtuar Xiaoming.

Ndërtesa e xhamit është 54 metra e lartë apo 26 katëshe, dhe ka një ashensor të veçantë me të cilin transporton veturat deri në katin më të lartë. I gjithë procesi nga përdhes deri në katin më të lartë kërkon 70 sekonda.

Ky parking publik është i hapur për të gjithë qytetarët, dhe për një orë parkim kushton 5 yuan (apo 0.60 funte) ose 50 yuan (apo 5.9 funte) për një ditë.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400