Krijohet rivali i Instagram, aplikacioni po pëlqehet nga të gjithë

11:20 / E hëne, 26 Shkurt 2018

 

 

Vero dëshiron ta mposhtë Instagramin, duke joshur kështu përdoruesit e rrjetit social.

Aplikacioni për momentin është i vogël dhe pritet që të ketë një milion përdorues, por duket se po rritet shpejt, me një numër të madh profilesh në Instagram që po postojnë për të.

Ky aplikacion po shpreson ta mposhtë Instagramin, duke i hequr shumë gjëra që i nervozojnë përdoruesit; ka një kohështrirje kronologjike, i lejon përdoruesit të shpërndajnë gjëra me kë të duan dhe nuk u jep informacione reklamuesve.

Por, aplikacioni ka pasur edhe shumë probleme teknike përgjatë vikendit, duke ua pamundësuar njerëzve që të regjistrohen në të, të postojnë ose ta përdorin aplikacionin.

Për këto probleme, kompania thotë se shkak është numri i madh i njerëzve që papritur janë regjistruar në aplikacion.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400