Kujdes, mos e shkarkoni ‘versionin e ri’ të WhatsApp

01:36 / E premte, 03 Nëntor 2017

 

Një version i rrejshëm i aplikacionit të ardhshëm ‘WhatsApp Business’ është i gatshëm për t’u shkarkuar në Play Store.

Aplikacioni, i cili është krijuar nga një kompani që po e quan veten “Whasp. Business Inc.”, ka befasisht vlerësim të lartë, pavarësisht se përdoruesit po e përshkruajnë atë si “aplikacion i rrejshëm”.

Një përdorues është ankuar gjithashtu se nuk ka mundur të hyjë në të, me të tjerët që thonë se aplikacioni është i mbushur me reklama, transmeton Gazeta Express.

Aplikacioni u vu në pah nga përdoruesi i Twitterit @MujtabaMHaq dhe WABetaInfo, dhe shumë përdorues thonë se tashmë e kanë raportuar atë në Google.

Përderisa ka shumë versione të rrejshme të WhatsApp në Google Play, ky aplikacion po shkakton më së shumti telashe, kjo pasi versioni i ri është ende nën testim.

Aplikacioni i vërtetë WhatsApp Business, që pritet të lansohet në të ardhmen e afërt, është i projektuar që ta bëjë më të lehtë komunikimin për bizneset.

Njerëzit do të jenë në gjendje të porosisin përmes WhatsApp dhe madje të marrin të reja nga kompanitë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400