Kujdes nga Whatsapp-i, ja arsyeja

18:31 / E enjte, 09 Gusht 2018

Një gabim në rrjetin social Whatsapp mund të fusë virus në celular përmes grupeve të formuara.

Alarmi ka të bëjë me mundësinë që të panjohurit të mund të futen nëpër bisedat kolektive, më pas mund të infektojnë telefonin me një virus.

Jo vetëm kaq: ‘të infilturarit’ mund të përdorin edhe vitrinën digjitale për të kryer mashtrime dhe çdo gjë që u shkon nëpër mend.

Sipas rrjetit Bufale.net, kërcënimi ka të bëjë më shumë me smartfonët Apple më shumë se ata Android dhe do jetë rrezik aktiv duke nisur që sot, më 9 gusht 2018.

Për momentin nuk ka asnjë koment nga Whatsapp rreth këtij rreziku të mundshëm.

Gjithsesi, për të evituar një rrezik të tillë, më mirë të jemi të kujdesshëm, sidomos në krijimin e grupeve.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400