Masakrat në shkolla, Trump fajëson video lojërat dhe filmat e dhunshëm

00:22 / E mërkure, 28 Shkurt 2018

 

Sipas Trump dhuna e video lojërave po ndikon në trurin e të rinjve. Një fëmijë 6-vjeçar nuk lejohet të shohë filma me përmbajtje pornografike por sheh filma me vrasje.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka premtuar se do të “bëjë diçka” në lidhje me dhunën në video-lojrat dhe filmat që shikohen nga të rinjtë.

Në një takim në Shtëpinë e Bardhë mbi sigurinë në shkolla, Presidenti Trump tha se ekspozimi ndaj dhunës nëpërmjet video-lojrave po ndikon për keq në trurin e adoleshentëve.

“Po dëgjoj gjithmonë e më shumë njerëz që thonë se niveli i dhunës në video-lojra është i tepërt dhe nuk i bën mirë njerëzve”, deklaroi Trump, i cili nuk tha me saktësi se çfarë kë ndërmend të bëjë.

Ky takim erdhi rreth një javë pas masakrës në një shkollë të Floridës, ku vdiqën 17 persona.

“Filmat janë kaq të dhunshëm saqë duhet të jemi të kujdesshëm me fëmijët tanë dhe atë çfarë shohin dhe çfarë po u bëhet mendjeve të tyre,” u shpreh Trump gjatë takimit.

Sipas Trump dhuna e video lojërave po ndikon në trurin e të rinjve. Një fëmijë 6-vjeçar nuk lejohet të shohë filma me përmbajtje pornografike por sheh filma me vrasje. /PCWorld Albanian/

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400