Mazda kthen prapa 270 mijë vetura modelesh të vjetra, shkaku i problemeve me airbag-ët (Foto)

21:14 / E mërkure, 11 Korrik 2018
Skandali i airbag-ëve nga Takata, ende nuk ka përfunduar

Po që se mendoni, se vetëm modelet e reja Mazda kanë probleme me airba-ët, mendoni sërish, transmeton Telegrafi.

Modelet e prodhuara nga 2003 deri më 2008, kanë probleme me këto pajisje sigurie dhe mund të mos aktivizohen në rast aksidenti.

Airbag-ët e prodhuar nga kompani Takata, nuk hapen si duhet, duke shkaktuar shpërthime dhe shpërndajnë copëza të vogla metalesh.

Të gjitha makina që janë prodhuar në këtë kohë, duhet t’i kthehen prodhuesit, që do të ndyshojë falas airbag-un që ndodhet para shofer, që mund të jetë me dëmtime.

Qeset që duhet të hapen në rast aksidenti, kanë probleme teknike gjatë prodhimit, ndërsa janë dëmtuar me kohë, duke bërë që të hapen me shpejtësi ekstreme. Për pasojë, shpërndajnë shrapnela mbi të pranishmit, duke iu shkaktuar lëndime të konsiderueshme.

Për këtë arsye, Masda ka lëshuar një deklaratë, duke kërkuar që t’i kthehen prapa Mazda6 e prodhuar nga 2003 deri më 2008, MazdaSpeed6 e prodhuar prej 2006 deri më 2007, si dhe MPB 2004.

Në anën tjetër, modeli MPV i prodhuar prej 2005 deri më 2006, mjafton vetëm të kontrollohet te tekniku zyrtar, pasi mund të jetë gjithçka në rregull.

Deri më tani, prodhuesi japonez ka bërë vetëm kthime të pjesshme, nga mungesa e stoqeve të airba-ëve. Tani që i ka siguruar të gjitha, kërkon aktivizimin e të gjithë pronarëve, në mënyrë që të eliminohet ky defekt.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400