Mercedes prezanton “Mbretin e xhunglës së qytetit”

10:41 / E diell, 05 Nëntor 2017

 

Në mbretërinë e kafshëve, padyshim, ai është kryesori dhe nuk ka krijesë e gjallë që nuk i frikësohet atij.

Si ta zbusni një luan, i cili nuk ka pasur një ditë të mirë?

Me opsionin “Energizing Comfort Control” në Mercedes-Benz S-Class të modernizuar, kjo është e mundur, transmeton Koha.net. Mercedes ka prezantuar S-Classën e re në formë metaforës për një kafshë alfa në dritën e biznesit. Edhe pse kishte një ditë të lodhshme në punë, ku kishte edhe shumë detaje të cilat kanë ndikuar në humorin e tij, vozitja me S-Classën e re ka ndryshuar gjithçka, falë sistemit të cilit Mercedes e përshkruan si një teknologji për ndryshim të humorit të mirë – Energizing Comfort Control.

Ky sistem rregullon temperaturën, aromën, ndriçimin, sistemin e ventilimit të ulëseve dhe sistemin e masazhit, muzikën… edhe shumë elemente të tjerë sipas dëshirës së shoferit. Mjafton vetëm të prekni një buton dhe humori i keq zhduket. S-Classa e re do të jetë relaksuese për ju.

Përmes kësaj videoje, Mercedes-Benz tregon ri-orientimin e saj drejt inovacioneve të përqendruara tek nevojat e njerëzve.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400