Microsoft zbulon përpjekjet e hakerëve rusë, kishin shënjestër SHBA-të

08:51 / E mërkure, 22 Gusht 2018

Një raund i ri i përpjekjeve për piraterinë ruse në faqet që i përkasin organizatave amerikane është zbuluar nga gjigandi Microsoft.

Microsoft ka bërë të ditur se kohët e fundit ka zbuluar dhe çaktivizuar disa faqe interneti të rreme të dizajnuara për të mashtruar vizitorët dhe të cilat do të lejonin një grup hakerësh të lidhur me qeverinë ruse të ndikonin në kompjuterët e tyre, transmeton Klan Kosova.

Dy nga faqet e rreme u projektuan për të imituar dy organizata konservatore amerikane, ndërsa tre faqe të tjera kishin për qëllim të i ngjajnë faqeve zyrtare të Senatit të SHBA.

Microsoft tha se një grup hakerash i lidhur me ushtrinë ruse dhe të njohur si ”Strontium” ishte prapa kësaj fushate.

Edhe pse duket që nuk ka prova se domenet e rreme janë ”hack” të suksesshëm, pra mometalisht mbeten tentime.

Sidoqoftë, faqet e mashtrimit shpesh mbajnë virus të dizajnuara për të infektuar automatikisht kompjuterët vizitues, duke vjedhur email, dokumente dhe informacione të tjera të ndjeshme.

Pas zbulimit të faqeve, Microsoft tha se mori një urdhër të gjykatës për të transferuar domenet e sigurisë në serverin e vet krejt kjo për të neutralizuar kërcënimin.

Me këtë qasje kompania ka arritur që 12 herë në dy vjet të mbyll 84 faqet e internetit të rreme, të lidhura me grupin.

Sulmuesit duan që sulmet e tyre të duken sa më realiste dhe për këtë arsye ata krijojnë faqet e internetit dhe URL-të që duken si faqe të vërteta që viktimat e tyre do të prisnin të merrnin email ose të i vizitonin.

Mirëpo ky nuk është rasti i vetëm pasi që edhe më herët ka pasur raste të ngjashme, si grupi, i njohur “Fancy Bear” dhe APT 28, gjithashtu këto grupe janë të lidhur me një sërë hakimesh gjatë viteve të fundit, duke përfshirë një në të cilën email dhe transkripta ”chat” janë vjedhur nga rrjeti kompjuterik i Komitetit Kombëtar Demokratik në 2016.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400