Nëse ju ndodh kjo në iPhone, menjëherë bëjeni “update”

01:44 / E shtunë, 11 Nëntor 2017

 

Shumë përdorues të iPhone, sidomos të serive të fundit iPhone 8 dhe iPhone X, kanë pasur problem me tastin “i”

 
E nëse ju ka ndodh kjo atëherë drejtues të Apple kanë thënë se duhet që të bëhet menjëherë update e sistemit softverik të iPhone, nga 10 në iOs 11.1.1 .

Apple ka thënë të enjten se softëare i tyre më i ri iOs 11 duhet të bëhet “update” pasi që shumë përdorues të iPhone kanë pasur problem me shkronjën “i”, i cili simbol sa herë është prekur ka dal kjo shenjë ⍰.

Sistemi i ri operative, sipas Apple, pritet që të rregullojë edhe disa komplikime të vogla, shkruan GazetaExpress.

Ende nuk është e qartë se a do ta rregullojë iOs 11.1.1. edhe problemet e mëparshme me aplikacionet që kishte probleme.

Për të shkarkuar versionin e fundit të iOs shkon në Setting, mandej klikoni General, pastaj “software Update”. Shkarkojeni versionin e fundit të iOs që është iOs 11.1.1 .

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400