Një program për të kufizuar përdorimin e telefonave nga fëmijët?

01:08 / E mërkure, 10 Janar 2018

 

Apple i është kërkuar ndërtimin dhe hedhjen në treg të një programi, apo formë tjetër zgjidhjeje që do të kufizojë përdorimin e telefonave të saj nga ana e fëmijëve.

Thirrje të tilla janë të shpeshta, por e veçanta e kësaj të fundit është se bëhet nga dy grupe investitorësh që zotërojnë 2 miliardë dollarë aksione të gjigantit amerikan të teknologjisë.

Apeli për më shumë kontroll sesi të rinjtë, veçanërisht fëmijët dhe adoleshentët shpenzojnë kohën e tyre me telefonat dhe pajisjet e tjera inteligjente është mirëpritur nga akademikët, institutet, kolegjet dhe universitetet në Kaliforni dhe mbarë SHBA-në.

Sipas Reuters, në një studim të fundit është vërejtur se gjysma e adoleshentëve amerikanë besojnë se kanë krijuar varësi nga telefonat e tyre dhe “nevoja për t’iu përgjigjur menjëherë mesazheve në ta”./TCh

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400