OnePlus “skuq” tregun nga 10 korriku

23:39 / E mërkure, 04 Korrik 2018
OnePlus ka njoftuar se do të nxjerrë në treg një celular OnePlus 6 me ngjyrë të kuqe.

Fillimisht ky “smartphone” do të jetë i disponueshëm nga data 10 korrik vetëm në Indi dhe SHBA. Do të kushtojë 579 dollarë me 128 GB hapësirë për të dhëna dhe 8 GB RAM, transmeton Top Channel.

Sigurisht që ky celular do të vijë edhe në Europë, por ende nuk janë dhënë informacione mbi datën e mundshme.

OnePlus 6 ka dalë fillimisht në treg në muajin maj me dy variante ngjyrë të zezë dhe kompania thotë se ka shitur 1 milion celularë për 22 ditë.

Muajin e kaluar u prezantua edhe një OnePlus 6 i bardhë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400