Përditësimet e Windows 10 do të jenë më të shpejta për t’u instaluar

08:42 / E mërkure, 29 Gusht 2018

Microsoft vazhdon të punojë në përmirësimin e përvojës të përditësimit të Windows 10, dhe pjesë e përpjekjeve të kësaj kompanie do të jetë publikimi i Redstone 5 OCtober 2018 Update, më vonë këtë vit.

Deri më 12 shkurt 2019, Microsoft do të ofrojë përditësime, të cilat përfshijnë vetëm ndryshimet e bëra që nga përditësimet e mëparshme kumulative, duke siguruar sisteme të përditësuar me paketën më të lehtë dhe më të vogël që mund të instalohet shpejt.

Përditësimet e reja do të vazhdojnë të dërgohen me Windows Update dhe Microsoft thekson se përmirësime të tjera do t’u ofrohen organizatave. Përditësimet e reja do të paketohen si .CAB fotografi dhe do të ofrohen si Update Standalone Installer (.MSU) nga Katalogu i Microsoft Update.

Windows 10 Redstone 5 është parashikuar për në fund të muajit të ardhshëm, ndërsa publikimi i tij publik do të fillojë të shpërndahet në tetor si Windows 10 October 2018 Update.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400