Po ndodhë! Kamera brenda frigoriferit që ju tregon se çka të gatuani (Foto)

11:10 / E shtunë, 07 Janar 2017

 

Frigoriferi juaj është i vjetër dhe i mërzitshëm. Ndoshta ka ardhur me apartamentin kur jeni vendosur, ose e keni blerë në një dyqan të rëndomtë, por një gjë është e sigurtë; ti jë një njeri i teknologjisë. Ti e meriton një frigorifer të mençur.

 

“FridgeCam” (kamera e Frigoriferit), është një kamerë e dizajnuar për frigoriferin tuaj, që do ta bëjë atë më të mençur.

Kamera arrin që t`i shohë produktet brenda frigoriferit dhe më pas ju sugjeron receta se çka mund të gatuani, dhe se si mund të konsumoni ushqimin dhe të mos e çoni dëm atë.

Sa herë që do ta hapni frigoriferin dhe ta mbyllni atë, “FridgeCam” do të bëj një foto dhe do ta ringarkojë aplikacionin e saj.

Krijuesit e “FridgeCam” kanë treguar se aplikacioni brenda kamerës tregon kur gjendeni pranë një marketi ku mund të bleni gjëra për ta mbushur frigoriferin.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400