Prezantohet koncepti i laptopit me tre ekrane 4K [Foto]

10:52 / E shtunë, 07 Janar 2017

 

Kompania për krijimin e kompjuterëve për lojëra, Razer ka zbuluar konceptin e jashtëzakonshëm të laptopit me tre ekrane 4K në shoun e teknologjisë CES në Las Vegas, raporton BBC.

 

“Projekti Valerie”, siç është emëruar, kompania thotë se është laptopi i parë portativ i këtij lloji. .

Dy ekranet shtesë lëvizin nga ekrani qendror përmes një mekanizmi automatik. Një analist e ka vlerësuar lartë dizajnimin e tij, duke theksuar se adhuruesit e lojërave gjithnjë e më shumë po shpenzojnë në laptopë të avancuar.

Tre ekranet së bashku kanë madhësi prej 43 cm, kurse kur të mblidhen atëherë ka trashësi prej 3.81 cm.

“Menduam, ‘kjo është çmenduri a mund ta bëjmë këtë”, është shprehur një zëdhënës i kompanisë për BBC, i cili shton se, “përgjigja ishte pozitive: ‘Po, jemi mjaftueshëm të çmendur, mund ta bëjmë këtë’”.

Projekti Valerie është ende një prototip dhe Razer ende nuk ka dhënë ndonjë datë të mundshme të lansimit apo çmimit të tij.

Zakonisht përdoruesit e lojërave të ditëve të sotme përdorin më tepër se një monitor, ka dhënë analisti i lojërave Jonathan Wagstaff.

“Edhe pse është e pazakontë, kjo nuk më ka befasuar mua. Është diçka që njerëzit do ta blejnë, mendoj se do të shitet”, ka thënë ai për BBC.

Ai shtoi se përdoruesit e lojërave, sidomos pjesëmarrësit në turnetë “e-sports”, janë në kërkim të kompjuterëve me specifika të larta.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400