Rikthimi i celularëve “budallenj”

08:00 / E enjte, 09 Nëntor 2017

Nga Nokia 3310 e deri te Motorola Razr, celularët e vjetër po rikthehen fuqishëm.

Ekspertët parashikojnë që shumë shpejt këta klasikë do të jenë trendi i ri, pasi konsumatorët po tërhiqen nga çmimet e ulëta të tyre, transmeton tch. Gjithashtu, njerëzit po e kuptojnë se nuk kanë nevojë për gjithë ato funksione që ka një smartfon dhe po kthehen te funksionet bazike.

Në shkurt, Nokia nxori në treg një version të ri të celularit 3310, 17 vite pas daljes së origjinalit. Ky celular ka lojën shumë të dashur “Snake” dhe kushton vetëm 66 dollarë.

Nga ana tjetër, iPhone X, i lansuar një javë më parë, kushton rreth 20 herë më shumë, me një çmim që nis nga 999 dollarë.

 

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400