Rriten çmimet e reklamave në Facebook

00:24 / E premte, 16 Mars 2018

 

Facebook njoftoi ndryshimin e ‘News Feed’ në janar dhe AdStage konstatoi se CPM-të (kosto për 1,000 përshtypje të reklamave) u rritën në 122 për qind në krahasim me muajt më parë.

Ndryshimi i algoritmit të Facebook do të thotë që më pak artikuj lajmesh dhe reklama janë duke u shfaqur tek përdoruesit, duke çuar në më pak përshtypje ndaj reklamave, shkruan Business Insider

Për më tepër, rrejti më i madh botëror njoftoi se në nivel global, përdoruesit mesatarisht shpenzojnë dy minuta më pak në ditë në platformë. Duke supozuar se reklamuesit kanë mbajtur konstant buxhetet e tyre në Facebook, kjo do të çonte në CPM më të larta për reklama në këtë platformë.

Vlen të përmendet se sistemi i reklamave në Facebook në fund të fundit është mekanik – është një proces ankandi që përcakton çmimet në bazë të kërkesës dhe konkurrencës dhe nuk është i njëanshëm ndaj blerësit, pavarësisht nëse është një markë e madhe apo një fushatë politike.

Megjithatë, ulja e përshtypjeve të reklamave nuk ka penguar që Facebook t’i rrit të ardhurat nga reklamat. Kompania fitoi 12.8 miliardë dollarë nga të ardhurat e reklamave në tremujorin e katërt të 2017-së. Për të siguruar që përshtypjet e ulura të reklamave nuk ndikojnë negativisht në fundin e saj, Facebook mundet të përqendrohet në rritjen e bazës së klientëve të saj në reklama përmes bizneseve të vogla, të cilat ai pret të jenë një kontribuues i madh në rritjen e ardhshme.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400