Rrjedhin çmimet e Samsung Galaxy A5 e A7

10:57 / E shtunë, 31 Dhjetor 2016

 

Çmimi i smartfonëve të Samsung, Galaxy A5 dhe Galaxy A7 kanë rrjedhur online.

Si duket kompania koreane nuk është aq e mirë në mbajtjen e sekreteve, kur vjen puna te lansimi i pajisjeve të reja.

Në raportimet e fundit kanë rrjedhur çmimet e smartfonëve të serive të reja A ende pa dalë , ndërsa pritet të lansohen në javën e ardhshme.

Çmimet e smartfonëve që kanë rrjedhur janë, Galaxy A5 (2017) dhe Galaxy A7 (2017) të cilët priten të lansohen më 5 janar në Malajzi.

Galaxy A5 (2017) do të kushtoj 360 euro ndërsa modeli më i madh Galaxy A7 do të kushtoj 400 euro, që konsiderohen si çmime shumë të arsyeshme krahasuar me specifikat e smartfonëve.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400