Rrjedhin në internet çmimet e Ford Raptor 2019, shumë kohë para njoftimit zyrtar

18:31 / E shtunë, 11 Gusht 2018

Çmime shumë të volitshme, duke pasur parasysh fuqinë dhe rehatinë që ofron Ranger

Megjithëse deri më tani, kemi mësuar mjaft mbi Ranger 2019, Ford ende nuk ka bërë të ditur çmimin që do ta ketë.

Derisa Chevrolet Colorado fillon nga 20,500 dollarë, të gjithë ishin të interesuar se sa do të kushtojë ky model i ngjashëm.

Pritjes i ka ardhur fundi, pasi kanë rrjedhur në internet çmimet që do t’i ketë ky model.

Modeli bazë, pritet të kushtojë 24,300 dollarë, derisa 26,520 dollarë kushton versioni më i integruar.

Për Raptor XLT duhet paguar 30,115 dollarë, ndërsa për Raptor Lariat 34,385 dollarë.

Të gjithë ata që duan të kenë sistem të lëvizjes më të lehtësuar, lëvizjen automatike të kamerave dhe pasqyrave, duhet të paguajnë shtesë nga 2,130 dollarë.

Përkundër çmimeve të ndryshme, të gjitha do ta kenë motorin EcoBoost me 2.3-litra.

Sipas njohësve të makinave, këto mund të jenë edhe shifrat përfundimtare, ndërsa Ford ende nuk ka konfirmuar asgjë.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400