Rusia i kërkon Apple t’i ndihmojë në zbatimin e ndalimit të Telegramit

12:56 / E martë, 29 Maj 2018

 

Rregullatori i komunikimeve në Rusi tha se ka kërkuar nga gjiganti i teknologjisë Apple në SHBA t’i ndihmojë atij të bllokojë aplikacionin e mesazheve Telegram

Roskomnadzor tha se i ka dërguar letër kompanisë Apple, duke i kërkuar që përdoruesit e telefonave dhe tabletave Apple në Rusi të mos marrin njoftime për mesazhe të reja nga Telegram.

Roskomnadzor ka nisur të zbatojë një ndalesë të gjykatës mbi Telegramin më 16 prill, pasi Telegram ka refuzuar t’iu japë shërbimeve ruse të sigurisë qasje në bisedat private.

Rregullatori i komunikimeve Roskomnadzor kërkoi po ashtu nga Apple që të mos lejojë më shkarkimin pa pagesë të aplikacionit brenda Rusisë.

Agjencia ruse e lajmeve TASS tha se Roskomnadzor është duke punuar edhe me gjigantin amerikan të kërkimeve online Google, për të zbatuar ndalesën kundër Telegramit

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400