Shefi i bankës më të madhe amerikane: Bitcoin është mashtrim

10:27 / E enjte, 14 Shtator 2017

 

Bitcoin është mashtrim i madh që do të zhulohet së shpejti, ka thënë Jamie Dimon, shefi i bankës më të madhe amerikane, JP Morgan, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Metro.

Në një konferencë në Nju Jork, Dimon tha se valutën virtuale e përdorin vetëm trafikantët e drogës, vrasësit dhe banorët e Koresë Veriore. Ai shtoi se do ta përjashtonte nga puna cilindo njeri nga banka e tij që blen Bitcoin, pasi sipas tij, blerja e tyre është e rrezikshme dhe budallallëk.

“Kjo valutë nuk do të funksionojë. Nuk mund të ketë një biznes ku njerëzit shpikin një valutë të re ‘nga ajri’ dhe ata që blejnë mendojnë që njëmend janë shumë të mençur”, tha Dimon.

“Nëse jeni në Venezuelë, Ekuador apo Kore të Veriut – apo nëse jeni narkotrafikant, vrasës mund t’ju konvenojë të paguani me Bitcoin, por tregu i tyre nuk mund të jetë i madh”, tha ai.

“Unë nuk po arrij ta kuptoj se si njerëzit nuk po e shohin që është mashtrim dhe kjo valutë s’mund të mbijetojë gjatë”.

Bitcoin është valutë virtuale që doli në përdorim pas krizës së madhe financiare më 2008. Qëllimi është që të shmangen sa më shumë bankat dhe përdorimi i tyre dhe pagesat në përgjithësi të bëhen më të lehta dhe më pak burokratike.

Vlera e një Bitcoini ka arritur deri në 4700 dollarë, por pastaj shënoi rënie të befasishme prej 5 për qind. Sfidë e madhe parashihet të jetë edhe procesi i rregullimit ligjor të valutës nga qeveritë përkatëse.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: info@gazetainfopress.com, Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400