Smartfoni i 240 eurove si iPhone 7 (VIDEO)

14:58 / E shtunë, 07 Janar 2017

 

Panairi ndërkombëtar i këtij viti i elektronikës, CES 2017, fitoi u heroin e tij të parë – Honor midrange smartphone 6x, i cili për pak para sjell performancë të jashtëzakonshme.

 

Huawei Honor këtë herë sjellë pajisjet që do të kushtojnë 240 euro, me karakteristika të smartfonëve më të shtrenjtë, të tillë si iPhone 7. Honor 6X vjen me objektiv të dyfishtë në pjesën e pasme që e lejon atë për të bërë foto të shkëlqyera, i shoqëruar me një gamë të gjerë të hapjes së blendës prej F/0.95 deri F/16, raporton klix.ba.

Lenta e dytë është përgjegjëse për krijimin e thellësisë në imazhe me turbullimt të sfondit e që mund t’a shohim vetëm tek pajisjet më të shtrenjta të tanishme. Natyrisht, cilësia nuk është e njëjtë si në iPhone apo Huawei P9, por gjithsesi që është hera e parë që teknologjia e tillë vihet në dispozicion për ata me xhepa të cekët.

Madhësia e RAM-it është 3 GB ndërsa memoria e brendshme përmban hapësirën e 32 GB, me mundësi shtimi me kartelë microSD në vend të së cilës mund të gjendet edhe kartela e dytë SIM.

Impresive është bateria e këtij telefoni me 3340 mAh, e cila mund të zgjasë deri në 36 orë në përdorim normal të pajisjes.

Ajo që është më pak mbresëlënëse është trupi i pajisjes me ndërtimin metaliko plastik.

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400