Sony Xperia XZ3, telefoni me katër kamera

16:03 / E enjte, 12 Korrik 2018

 

Përkundër problemeve në tregun e telefonisë mobile, Sony do të vazhdojë të publikojë telefonat dhe modeli i ri mund të arrijë më shpejt se sa pritej.

Kompania japoneze njoftoi telefonin e mëparshëm premium në prill, dhe një i ri pret të vijë pas rreth një muaji.

Sony Xperia XZ3 është tashmë në zhvillim dhe mund të prezantohet në gusht, gjatë panairit IFA 2018.

Deri tani, janë të njohura pak detaje rreth telefonit, duke sugjeruar që Sony është gati të zbatojë disa nga trendet e paraqitura nga konkurrenca.

Xperia XZ3 do të ketë katër kamera, dy në anën e pasme dhe dy në pjesën e përparme.

Sony sapo ka realizuar dy kamera në pjesën e prapme të telefonit, por duket sikur kompania po planifikon të vazhdojë me këtë lloj dizajni në modelet e ardhshme.

Pjesa tjetër e specifikimeve të telefonit është ende një mister, megjithëse mund të supozohet se ata do të përdorin procesorin  Qualcomm Snapdragon 845, 6GB RAM dhe të paktën 64GB hapësirë për ruajtje. /kp/

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400