Tani mund të dërgoni e-mail konfidencial dhe të vet-shkatërrueshëm në Gmail

14:45 / E diell, 19 Gusht 2018

Përdoruesit e Android dhe iOS tani janë në gjendje të përdorin modalitetin e ri konfidencial të Gmail. Kjo do të thotë që nëse doni të dërgoni informata të ndjeshme përmes postës elektronike, do të jeni në gjendje ta bëni këtë me siguri shtesë.

Mesazhet e dërguara me ‘Gmail Confidential Mode’ mund të vijnë me datat e skadimit, aftësinë për të hequr qasjen, si dhe kufizime. Këto i referohen pamundësisë së marrësit për të kopjuar, të ridërgojnë e-mailin, të shkarkojnë ose të printojnë përmbajtjen.

Megjithatë, marrja e ‘screenshots’ lejohet ende.

Nëse dëshironi të përdorni modalitetin e ri konfidencial, së pari duhet të siguroheni që keni instaluar aplikacionin më të fundit të Gmail. Pastaj duhet të klikoni ‘Compose’, shtypni ‘More’ dhe zgjidhni ‘Confidential Mode’.

Pasi të keni bërë këtë, do të keni mundësi të vendosni kodet, kufizimet dhe opsionet e tjera për të mbajtur email-in dhe përmbajtjen e tij të sigurt.

Mund të lexoni më shumë rreth modalitetit konfidencial të Gmail në Google.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400