Telefonat e mençur më të mirë të 2017’s

01:29 / E enjte, 28 Dhjetor 2017

 

Pavarësisht se tekonologjia e smartfonëve çdo vit sjell risi, 2017-a ka qenë një prej viteve më të bollshëm në këtë aspekt. Ky ishte viti që u shfaqën ekranet me raport 19:9, ekranet e zmadhuar, zhdukja e kornizave, e famshmja “Favce ID” (njohja e fytyrës), realiteti virtual dhe shumë të tjera. Faqja e specializuar në risitë e teknologjisë, “newatlas.com” liston disa prej smartfonëve më të jashtëzakonshme që janë shfaqur këto 12 muaj.

1/ iPhone X

 

Ekrani: 5,8 polësh, Super AMOLED, 1125×2436 piksel, densiteti 458 ppi, raporti i ekranit 19,5:9.

Brendësia: Procesor A11 Bionic, 3 GB RAM, 64/128 GB memorja.

Kamera: 12 MP Dual

Ndoshta iPhone X nuk do të jetë pajisja më e preferuar nga blerësit këtë vit, por nga ana tjetër, ka dominuar krejtësisht debatin në sektorin e telefonve. Risia e madhe e këtij smartfoni është “Face ID” (njohja e fytyrës), shpejtësia fantastike e operimit falë procesprit të ri A11 Bionic dhe të gjitha avantazhet që sjell sistemi iOS 11. Ndoshta iPhone X mund të ketë një çmim shumë të lartë edhe për një pajisje Apple, por e vërteta është se kjo është e ardhja e smartfonëve.

2/ Google Pixel 2 XL
Ekrani: 6.0 polësh P0OLED, 1440×2880 piksel, dendësia 538 ppi, raporti i ekranit 18:9

Brendësia: Procesor Snapdragon 835, 4 GB RAM, 64/128 GB memorja.

Kamera: 12,2 MP

Ky është telefoni me sistem Android më i mir në treg aktualisht, për sa i përket aspektit software. Madje pavarësisht se ka një ekran 6.0 polësh, shfrytëzimi maksimal që i është bërë dhe kombinuar me pjesën mbrapa e bën atë një smartfon që në dorë qëndron po aq mirë sa shumë modele të tjerë më të vegjël. Nga ana tjetër, kamera prej 12 megapiksel, mund të ketë vetëm një lente, por konsiderohet si më e mira në treg, e ndihmuar gjithashtu nga programi i Google për shfrytëzimin maksimal të imazhit. Pixel 2 XL është i pajisur gjithashtu me “Google Assistant”, asistenti i inteligjencës artificiale më i përparuar në treg.

3/ Samsung S8 Plus
Ekrani: 6,2 polësh Super AMOLED, 1440×2960 piksel, densiteti 529 ppi, raporti i ekranit 18,5:9

Brendësia: Procesor Snapdragon 835, 6/8 GB RAM, 64/128 GB memorja

Kamera: 12 MP

Dy flamurtarët e Samsung-ut për vitin 2017, pavarësisht se janë shfaqur që në Mars, mbeten absolutisht dy prej smartfonëve më të mirë ende sot. Ndryshe nga konkurentet Apple dhe Google, që kishin në dispozicion edhe gjashtë muaj të tjerë për të perfeksionuar pajisjet e tyre, S8 Plus dhe S8 janë po aq të mirë, ndoshta në disa aspekte edhe më të mirë, se sa rivalet e tyre direkt. Pika e fortë e tyre padyshim që është ekrani dhe kjo është prova se askush nuk prodhon, aktualisht, ekrane për smartfonë më të mirë se sa Samsung-u.

4/ Samsung Galaxy Note 8
Ekrani: 6,3 polësh Super AMOLED, 1440×2960 piksel, densitet 521 ppi, raporti i ekranit 18,5:9

Brendësia: Procesori Snapdragon 835 CPU, 6 GB RAM, 64/128/256 GB memorja.

Kamera: 12 MP Dual

Samsungu është e vetmja kompani që gjithnjë në klasifikime të tilla zë dy vende. Galaxy Note 8 perfeksionon gjithçka është shumë mirë tek Galaxy S8 Plus, duke ofruar një ekran më të madh, një kamera më të mirë dhe mbi të gjitha lapsin, që rrit edhe më shumë çfarë mund të bëjnë përdoruesit me këtë pajisje, që nga marrja e shënimeve me ekran të bllokuar deri tek përkthimi. Cilindo smartfon flamurtar Samsugn të 2017-ës të bleni këtë vit padyshim do të keni një prej telefonave më të bukur, më të shpejtë dhe më të mirë aktualisht në treg.

6/ LG V30
Ekrani: 6,0 polësh P-OLED, 1440×2880 piksel, densiteti 538 ppi, raporti i ekranit 18:9

Brendësia: Procesor Snapdragon 835, 4 GB RAM, 64 GB memorja

Kamera: 16 MP + 13 MP

LG ishte prodhesi i parë që solli në treg trendin e smartfonëve pa korniza me modelin LG G6 në shkurt dhe më pas me modelin LG V30 në gusht, përmirësoi gjithçka. Ai është më i madh se paraardhësi i tij, por më i lehtë si dhe ka teknologjitë më të fundit për lidhjet audio. LG V30 është gjithashtu smartfoni i parë i LG-së që përdor ekranë të teknologjisë OLED. Por për të mos u nënvlersëuar është kamera e këtij telefoni, që ka edhe rezen më të gjerë se gjithë konkurentët e tij, duke të ofruar që për të njëjtën foto të kapësh një pamje më të madhe. /Atsh

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400