Twitter rrit numrin e karaktereve për emrat e përdoruesve në 50

12:00 / E premte, 10 Nëntor 2017

 

Menjëherë pasi dyfishoi numrin e karaktereve në 280 për cicërimat, rrjeti social Twitter lajmëroi se do të rritste edhe numrin e karaktereve për emrat e përdoruesve në 50 karaktere.

Edhe pse është më pak shqetësuese sesa limiti prej 280 karakteresh, ky ndryshim do të jetë i dobishëm për ata që kanë emra të gjatë apo ata që duan të shtojnë emoji në emrat e tyre.

Ndërsa lëvizjet e Twitter kanë përmirësuar angazhimin, rrjeti social ende ska bërë hapa përpara drejt problemeve kryesore të platformës siç është abuzimi por është fokusuar në ndryshime kozmetike.

Ngacmimet apo rasti kur një punonjës i kompanisë mbyll llogarinë e presidentit Amerikan janë disa prej dështimeve të Twitter.

Llogaria e Trump ishte offine për 11 minuta përpara se të rikthehej. Akti mori reagimin e duhur nga stafi i cili e largoi punonjësin me shumë mundësi me një “vezë” fytyrës.

Gjithësesi, Gëzuar 50 karakteret. /PCWorld Albanian

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400