Twitter do të sjellë një ndryshim të madh

01:20 / E mërkure, 08 Nëntor 2017

 

Twitter planifikon të rrisë numrin e karaktereve në një tweet nga 140 në 280, për shumicën e përdoruesve të këtij rrjeti social.

Limiti i ri nuk aplikohet në shkrimet në gjuhen japoneze, kineze dhe koreane, të cilat mund të përfshijnë më shumë informacione në një karakter.

Ky veprim vjen pas një testimi me një grup të vogël të përdoruesve i cili filloi në shtator, si përgjigje ndaj kritikave që nuk është e lehtë të postohet me aq hapësirë, transmeton KlanKosova.

Ndryshimi vjen si pjesë e planit të Twitter që të tërheqë përdorues të rinj.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400