U lansua para disa ditësh, por mësoni kur do të dalë në treg ‘iPhone X’

01:25 / E martë, 10 Tetor 2017

 

Kompania prestigjoze Apple ka lansuar super smartfonin iPhone X para disa ditësh dhe të gjithë u mahnitën nga cilësitë e tij.

Mund të jetë shumë i bukur dhe me veçori shumë të mira, por siç duket Apple po has vështirësi kur është fjala për disponueshmërinë në treg.

Sipas Brightwire, dërgesa me më shumë se 90 për qind të njësive të iPhone X duket se do të shtyhet deri pas muajit Dhjetor.

Brightwire thotë se një milion njësitë e para do të mund të shtyhen deri në dhjetor, dhe duke pasuar parasysh kërkesat për smartfonin e ri iPhone X, një milion njësi nuk është mjaftueshëm.

Arsyet e sakta se pse do të mund të shtyhet nuk janë zbuluar, por dihet që njëri nga problemet janë panelët OLED dhe sensorët 3D.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2017 - Gazeta Infopress

Foto Lajm

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren për qëllime komerciale, pa miratimin e grupit medial. Çdo kopjim dhe publikim i paautorizuar paraqet shkelje të të drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale dhe si i tillë sanksionohet me dispozitat ligjore në fuqi.

E-Mail: [email protected], Tel: +386 49 102 742, +377 44 587 400